Kurti flet për Vetëmenaxhimin, thotë se atë mund ta ketë edhe një OJQ

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vetëmenaxhimin që u garantohet serbëve të Kosovës në bazë të marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se vetëmenaxhim mund të kenë edhe organizatat joqeveritare, duke thënë se koncepti nuk është i lidhur me territorin, siç janë vetëqeverisja dhe vetëadministrimi.

“Realisht edhe një organizatë joqeveritare vetëmenaxhohet. Vetëmenaxhimi nuk është territorial. Nuk kam çfarë të them më shumë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se vetëmenaxhimi i përket komunitetit serb dhe jo komunave serbe.

“Vetëmenaxhimi i përket nenit 7. Thotë që vetëmenaxhimi i përket komunitetit serb, jo komunave. Pra nuk i referohet territorit ku jetojnë”, ka deklaruar ai.

Kurti e ka shpjeguar edhe kuptimin e termit “Vetëvendosje” që përmendet në nenin 2.

“Në nenin 2 thuhet Vetëvendosje në kuptim të sovranitetit të Kosovës në raport me Serbinë”, ka deklaruar ai. /GaetaExpress

SHIKO MË SHUMË

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...

IKD: Vrasja e gruas në Vitomiricë kërkon hetim të plotë të dështimeve institucionale dhe llogaridhënie konkrete

Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e thellë për vrasjen e...

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...