Kurti: Edhe SHBA-të gabojnë

PUBLIKUAR

Albin Kurti mendon se SHBA-të kanë të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo, sipas tij, hollësitë e marrëveshjes janë punë e shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Megjithatë, siç thotë ai, edhe SHBA-të bëjnë gabime

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pasur të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo hollësitë e marrëveshjes janë punë e zotit të shtëpisë, që është shteti i Kosovës dhe populli i saj. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t’i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.

Gjatë pjesës së dytë të intervistës, Kurti mes tjerash thotë se nuk mund të krijohet kombi kosovar dhe shpreh besimin se shumë më i fuqishëm është identiteti gjakovar, drenicas apo llapjan sesa kosovar, por, siç thotë ai, shqiptar është mbi të gjitha. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...