Kurti e Gërvalla mbrëmë kanë takuar Borellin e Lajçakun, flasin par vazhdimin e bisedimeve dhe çështjen e targave

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla të premten kanë udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje. Kurti dhe Gërvalla janë takuar edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçёm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Gjatë takimit është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë dhe për marrëveshjen për targa, raporton Gazeta Express.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka bërë të ditur se bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla janë takuar edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçёm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se bashkë me Borell dhe Lajçak kanë diskutuar mbi ecurinë e grupit të punës për targat e makinave dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

“Me Ministren e Punëve të Jashtme Gërvall-Schëarz ne u takuam mbrëmë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçёm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak për të diskutuar ecurinë e grupit të punës për targat e makinave dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel”, ka shkruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...