Kurti e fton Thaçin në debat televiziv për “kush është më patrioti”

PUBLIKUAR

kurti-e-fton-tha-ccedil-in-n-euml-debat-televiziv-ldquo-kush-euml-sht-euml-m-euml-patrioti-rdquo_hdNë një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i është bërë thirrje kryeministrit në largim, Hashim Thaçi që së bashku me kryetarin e VV-së të debatojnë rreth “idealeve dhe parimeve të Vetëvendosjes”.

“Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kishte filluar ta përmend bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Vetëvendosje.

Gjatë ditës, kryeministri në largim, Hashim Thaçi kishte shkruar për Vetëvendosjen se “kjo parti me vrull shkeli të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit”.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...