Kurti: Duhet të formohet Komision për rishikim e kufirit me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet të formohet Komision i përbashkët për rishikim e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Së bashku me Qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet Komisioni i përbashkët për rishikimin e marrëveshjes dhe korrigjimin e gabimeve. Duhet pritur formimi i Komisionit nga Mali i Zi, pastaj të koordinohen aktivitetet në terren, ne në fakt jemi të gatshëm”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Kurti tha se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

“Besoj se edhe qeveria e Malit të Zi do të reflektojë”, tha Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...