Kurti: Dhuna ndaj policëve në veri u shtua pasi iu prish rehatia bandave kriminale

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit.

Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor.

“Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti  të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq ‘Llune’”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti, kadetëve të rinj iu tha se puna e 57 gjeneratave të mëhershme të policisë e policët e rënë në krye të detyrë, lë të jenë udhërrëfyes për ta.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...