Kurti çohet të dalë jashtë, Musliu i bërtet: Rri more, rri o kryeministër

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti e ka lëshuar seancën e Kuvendit ku po diskutohet rreth krizës energjetike dhe propzimit për shtrenjtim të rrymës, sapo deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e mori fjalën.

Musliu tha se Kurti është shndërruar në një “kryeministër të super arsyetimeve”, ndërsa e quajti kryeministrin “frikacak” dhe i bërtiti të rrinte aty kur ai u çua të dalë jashtë, raporton Gazeta Express.

 

Albin Kurti i super premtimeve, sot është shndërru në një kryeministër të super arsyetimeve. Si rezultat, ky kombinim… Rri more, rri, mos u frikëso. Rri o kryeministër. Mos ik prej përgjegjësisë. Hajde ulu këtu, hajde… Frikacak”, tha ajo.

Duke e vazhduar fjalën, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ndërpreu për një moment.

“Mos ma kërcëno kryeministrin, Gane”, tha Konjufca.

“Si rezultat ky kombinim na qet në pah vetëm një të vërtetë, e kjo e vërtetë është Albin Kurti i super fajësimeve”, vazhdoi Musliu.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...