Kurti bisedon me Peach: Folëm për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

PUBLIKUAR

Për situatën në veri, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Kurti njoftoi për këtë bisedë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Twitterin e tij.

Temë kryesore sipas kryeministrit ishte sulmi ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve që ndodhën dje pasdite në veri.

Sipas Kurtit, në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, e u dëmtuan shumë makina të mediave në Kosovë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte...