Kurti: Ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë

PUBLIKUAR

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë bërë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë.

Kurti tha se në këtë ditë duhet të kujtojmë ata që punuan dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë.

“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi sesi të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjen e më pastaj në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...