Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i rrymës, sa që shumë qytetarë s’e kanë ditur se sa paguajnë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që sipas tij, një numërt i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për rrymë, raporton Gazeta Express.

Kurti, sikurse edhe Zyra e Rregullatorit për Energji në propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ka konstatuar se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

“Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur. Nuk po them që shumica janë të tillë, por numër më të madh nuk ka pasur”, tha ai.

ZRRE-ja, në raportin konsultativ ku propozonte shtrenjtimin e energjisë elektrike, theksonte se struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017 ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem, duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...