Kurti alarmoi për sulme të reja, KFOR tregon si ushtarët amerikanë po patrullojnë për siguri afër Leposaviqit

PUBLIKUAR

Pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e tij ku ka alarmuar se në Serbi po përgatiten sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Lepsoaviqit, shkruan Gazeta Express.

Këto janë patrullime të sigurisë të bëra nga amerikanët që janë në kuadër të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it,.

KFOR tutje ka theksuar se është e fokusuar plotësisht në implementimin ditor të mandatit të saj bazuar në Rezolutën 1244 për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit.KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar KFOR./GazteaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...