Kursani: VV shkeli parimet, po dëshiron të hyjë në Qeveri

PUBLIKUAR

kursani-vv-shkeli-parimet-po-d-euml-shiron-t-euml-hyj-euml-n-euml-qeveri_hd
Analisti Shpend Kursani, thotë se Vetëvendosje ka shkelur parimet që ka pasur deri tash. Ai ka vlerësuar se kjo lëvizje, ka ndërruar më shpejt se që duhet qëndrimet e saj.

Kursani ka thënë se VV dhe Kurti i ndërruan shumë shpejt mendimet. “Me ardhur në këtë pozicion pas 4 vjetëve, është si me ra prej katit të dhjetë. Këta e treguan se po duan me hy në qeveri, gjë të cilën e kanë kundërshtuar vazhdimisht”, ka thënë Kursani në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Ai ka vlerësuar se në këtë fazë, para konstituimit të Kuvendit, asnjë lider nuk është komod.

“Asnjërin nga liderët nuk e shoh në pozicion të mirë”, është shprehur Kursani.

E, Petrit Zogaj, nga lëvizja FOL, ka thënë se arsyeja se pse lideri i PDK-së Hashim Thaçi, nuk po mund të gjejë partner për koalicion, është se ky i fundit nuk ka investuar sa duhet në këtë çështje, pasi që sipas tij, Thaçi është fokusuar më shumë për t’i fituar zgjedhjet.

“Është z Thaci që i ka fituar zgjedhjet e jo PDK-ja, dhe nuk ka investuar shumë në krijimin e partneritetit. Krejt angazhimi i tij ka qenë që të jetë partia e parë. Nuk mendoj që ka zëra të shqetësuar në PDK për t’i bërë presion Thaçit. Mund ta kritikojnë për faktin që s’po mund të krijojë koalicion”, ka thënë Zogaj.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...