“Kurrë s’e kam tradhtuar Milanin”

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Monzas, Adriano Galliani, ka këmbëngulur se nuk është treguar i pabesë ndaj Milanit, të cilin e braktisi për t’iu bashkuar klubit nga kategoria e dytë e futbollit italian, Serie B.

Monza është promovuar në Serie B nën pronësinë e Silvio Berlusconit dhe Adriano Galliani e ndoqi ish-presidentin e Milanit duke u kthyer aty ku e kishte nisur, transmeton Gazeta Express.

“Ka pasur kërkesa, por nuk përmend dot emra. Nuk e tradhtova Milanin pse iu bashkova Monzas. Para se të shkoja në Milan, isha në Monza dhe tash jam kthyer te ekipi i qytetit tim”, tha Galliani për Sky Sport Italia.

“Asnjëherë nuk kam menduar të shkoja te ndonjë ekip që s’ishte Milani. Monza është klub tjetër, por është nga vendlindja ime”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...