Kur Samiri qan… (FOTO)

PUBLIKUAR

Kur Samiri qan... (FOTO)

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Kosovë, Samir Shaptahu, ka shpërthyer në lot pasi skuadra e tij(Peja) e fitoi ndeshjen derbi ndaj Sigal Prishtinës në sekondat e fundit, me rezultat 87-86.

Gjersa po zhvillohej çereku i fundit i ndeshjes Shaptahu u ndesh me qendrën prishtinase Edin Bavcic, dhe si pasojë ra në tokë pa ndjenja. Mirëpo, në ato çaste urgjentisht kanë ndërhyrë dy persona nga stafi i Sigal Prishtinës për t’ia nxjerrë gjuhën nga goja Samirit duke e shpëtuar këtë të fundit nga më e keqja.

Shaptahu e morri veten shpejt dhe deri sa përfundoi ndeshja ka refuzuar që të shkojë në emergjencë vetëm për ta kuptuar se a ka fituar Peja apo jo. Burime nga klubi i Pejës tregojnë se në ato momente kur Samiri luftonte për jetë, me sytë e mbushur me lot që nuk mundi ta ndihmonte skuadrën, ai ka pyetur: “A humbëm apo fituam?”.

Kjo tregon më së miri se sa shumë e do skuadrën e Pejës ai dhe sa shumë ka sakrifikuar në këtë ndeshje për ta. Samiri ishte lojtari që vendosi lojën sonte për Pejën me 26 pikë të shënuara. Ai tashmë është shëndosh e mirë dhe këtë e kanë konfirmuar burime të Telegrafit

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...