Kur një prej fotografëve më të mëdhenj në histori, vizitoi Pejën më 1965 (Foto)

PUBLIKUAR

Në vitin 1965, fotografi i njohur Henri Cartier-Bresson, puna e të cilit ka frymëzuar shumë fotografë tjerë të njohur, bën një seri interesante të fotografive.

Cartier-Bresson, një prej artistëve më të mëdhenj të fotografisë në shekullin XX, identifikohet me qasjen që njihet si “Fotografive e rrugës”. Ai njihet edhe për konceptin e zhvilluar në vitet ’50 të shekullit të kaluar, për termin e kapjes së “momentit vendimtar”, që do të frymëzojë shumë kolegë të tij në vitet në vijim. Kapja e këtij momenti, sipas tij, ndodhte kur “forma dhe përmbajtja, vizioni dhe kompozicioni shkrihen në një tërësi transcendente”, shkruan Telegrafi.

Henri Cartier-Bresson shquhet për “stil poetik”, ndaj njihet edhe si mjeshtër i “fotografisë së sinqertë”, të bërë në lëvizje e pa poza, nga jeta e përditshme, e që do të shndërrohet nga ai në formë të veçantë të artit.

Ky artist i madh i fotografisë, në vitin 1965 ka vizitua Kosovën. Nga kjo vizitë, do të realizojë një seri të mahnitshme të fotografive nga Tregu i Pejës, apo Çarshia e Gjatë siç njihet nga pejanët.

Për më shumë, shikojini fotot. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...