Kur hidhet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve? (Foto)

PUBLIKUAR

Shorti i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve do të hidhet të premten e ardhshme në Nyon të Zvicrës

Tashmë janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale, ku dy skuadra kanë triumfuar si vendase dhe dy të tjera si mysafire, transmeton Gazeta Express.

Juventusi ka shokuar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë, teksa ajo kthyese zhvillohet këtë të mërkure.

Monaco befasoi në Gjermani Dortmundin duke e mposhtur 2:3, që duket se ndikoi te vendasit atentati me bombë ndaj lojtarëve.

Favoriti për të triumfuar në këtë garë, Bayern Munich, u poshtë në “Alianz Arena” 1:2 nga Real Madridi, teksa Atletico Madridi mori një fitore minimale ndaj Liecester City me një penallti të diskutueshme, përcjell Gazeta Express.

Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet kthyese dhe me 21 prill, do të hidhet e shorti për ndeshjet gjysmëfinale.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 2 dhe 3 maj, derisa ato kthyese me 9 dhe 10.

Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Millennium” në Cardiff të Uellsit, të shtunën me 3 qershor nga ora 20:45. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...