Kur është El Clasico e radhës

PUBLIKUAR

Sezoni i ri në La Liga do të fillojë për herë të parë pa Ronaldon pasi që u largua për në Juventus, por këto janë datat kur do të zhvillohet El Clasico e radhës

Sezoni i ri i La Ligas do të fillojë pas 9 viteve pa Ronaldon pas largimit të tij nga Real Madridi për në Juventus por një epokë e re do të fillojë në ligën e njohur spanjolle.

Rivaliteti legjendar mes Lionel Messis dhe portugezit ka përfunduar; por argjentinasi do të jetë tani kapiten i Barcelonës pas largimit të Andres Iniestas nga klubi.

Takimet në mes të Barcelonës dhe Real Madridit si zakonisht do të jetë një spektakël i mahnistshëm, por kur do të zhvillohet ndeshja e parë post-Ronaldo Clasico.

Kur fillon sezoni i ri në La Liga?

Sezoni i ri në La Liga 2018-19 fillon vikendin e 18 gushtit, një javë pasi do të fillojë Premier Liga – kurse pritet të jetë një sezon interesant pasi që për herë të parë do të përdoret VAR.

Skuadra e Ernesto Valverdes do ta fillojë mbrojtjen e titullit në shtëpi kundër Depertivo Alaves më 19 gusht, derisa Real Madridi e pret Getafen, Valencia luan kundër Atletico Madridit.

Do të jetë një epokë e re në La Ligë pasi që është larguar Ronaldo dhe Barcelona konsiderohet një favorit absolut për ta mbrojtur titullin e La Ligas pas shumë ndryshimeve që kanë ndodhur në Madrid.

Largimi i Ronaldos nuk do të jetë ndryshimi i vetëm në Spanjë këtë sezon. Në sezonin e ri nuk do ta shohim më Andres Iniestan me Barcelonën pasi që edhe ai u largua për në Japoni. Ky do të jetë sezoni i parë që Messi do të jetë zyrtarisht kapiten i skuadrës, një detyrë që e ka marrë nga Initesta.

Kur do të luhet El Clasica e parë në këtë sezon?

Clasico e parë në La Liga në mes të Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 28 tetor.

Barcelona do ta pret Madridin në Camp Nou në rrethin e 10 të La Ligas, ndërkaq ndeshja e kthimit do të luhet në Santiago Bernabeu më 3 mars.

El Clasico e fundit përfundojë barazim 2-2 pasi Luis Suarez dhe Messi shënuan për skuadrën vendase, me Ronaldon dhe Bale që barazuan. Ndeshja e parë kishte përfunduar më rezultat 3-0 në Santiago Bernabeu për Barcelonën, derisa Dani Caravajal u përjashtua më të kuq në minutën e 63’të. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...