Kupa e Botës “Katar 2022”/ Varane do të jetë i gatshëm për Francën

PUBLIKUAR

Raphael Varane pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të fillojë më 20 nëntor.

Qendërmbrojtësi kishte marrë një lëndim më 22 tetor, në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Chelseat, transmeton Gazeta Express.

Lëndimi i tij u përcoll me shqetësime edhe te Kombëtarja e Francës, duke marrë parasysh se këtë muaj nis Kupa e Botës.

Por, sipas “L’Equipe”, Varane është në rrugën e duhur në rikuperimin e tij dhe tashmë është kthyer në ushtrime vrapimi.

29-vjeçari nuk pritet të luajë në ndeshjet e ardhshme të “Djajve të Kuq” para pushimit, por ai do të jetë gati për t’iu bashkuar Francës në Katar, nëse merr një ftesë nga përzgjedhësi, Didier Deschamps.

Ftesa për Varanen nuk pritet të mungojë, pasi ai vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te kampionët në fuqi të botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...