Kundërshtuesit e demarkacionit nuk kanë ndryshuar qëndrim

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ende nuk ka një datë të caktuar se kur do ta riprocedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, ndonëse janë bërë më shumë se 4 muaj kur kryeministri Mustafa kishte tërhequr projektligjin nga Kuvendi më 1 shtator.

Zyrtarë të Qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin nuk e kanë mohuar se për miratimin e kësaj marrëveshje nuk i kanë votat e mjaftueshme, ndonëse kanë deklaruar se janë duke punuar që t’i sigurojnë ato dhe se shumë shpejtë do ta dërgojnë në Kuvend.

Por, në Qeveri nuk kanë dhënë përgjigjeje nëse projektligji për shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi, do të dërgohet në Kuvend brenda këtij muaji, dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje më ndonjë subjekt politikë apo deputet të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

Këshilltari për media i kryeministrit, Faton Abdullahu ka thënë se janë duke punuar për t’i siguruar votat dhe se ta ridërgojnë në Kuvend sa më shpejtë që është e mundur.

“Ashtu sikundër ka thënë Kryeministri Mustafa aktualisht jemi duke punuar në çështjen e demarkacionit dhe ai do të riprocedohet sepse është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, për sovranitetin e vendit tonë dhe për shumë çështje tjera. Ne do të angazhohemi që çështjen në fjalë të mos e prolongojmë pajustifikueshëm. Kjo nënkupton që ta procedojmë sa më shpejt që kjo do të jetë e mundur”, ka thënë Abdullahu të premten për lajmi.net

Përveç deputetëve të opozitës janë edhe disa deputetë të LDK-së e disa të pavarur që janë deklaruar kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket demarkacionit. Ai për lajmi.net është shprehur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme.

“Lidhje më Demarkacionin unë nuk kam ndërruar aspak qëndrim, nga ana tjetër askush nuk më ka kontaktuar lidhur më këtë çështje. Mendojë së koalicioni nuk i ka numrat , mungon Lista Serbe dhe unë e as deputetët tjerë nuk kemi ndërruar qëndrim”, është shprehur .

Edhe Raif Qela deputet i Lëvizjes për Bashkim nga radhët e grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë se vazhdon të jetë kundër versionit aktual të marrëveshjes më Malin e Zi.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...