Kuka: Kishim vite të arta, por s’do të ndalemi me kaq

PUBLIKUAR

Kuka: Kishim vite të arta, por s’do të ndalemi me kaq

Majlinda Kelmendi është padyshim krenaria e sportit shqiptarë, por pa trajnerin e saj, edhe sukseset e Majlindës vështirë se do të ishin këto.

Driton Kuka është njeriu më meritor për sukseset e Majlinda Kelmendit.

Trajneri pejan, i cili ka një barrë të madhe mbi supe, tregon se ai së bashku me Majlinda Kelmendin dhe xhudistët/et tjerë ka filluar përgatitjet për garat e ardhshme si dhe për Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Në një prononcim për Telegrafin, Kuka thotë se këto dy vite ishin të jashtëzakonshme, por nuk do të ndalen me kaq.

“Po sa jemi kthyer nga kampi i parë Olimpik i mbajtur në Austri. Ishin përgatitje të mira dhe shpresëdhënëse për rrugëtim të sigurt drejt lojërave Olimpike”, tha Kuka.

“Përgatitjet janë në fazën e ngritjes së paraqitjes për garat në vijim. Në gara që do t’i kemi do të shohim se ku janë me formë xhudistët/et. Me rëndësi është që forma të arrij në gara zyrtare e ato janë Kampionati Evropian dhe Botëror”, vazhdoi Kuka, i cili thotë se pas suksesve, presioni është më i madh për të fituar.

“Presioni është më i madh por ne po e bëjmë punën që duhet. Besoj që sukses do të ketë por gjithsesi në sport ka edhe humbje por me rëndësi është të përgatitemi si duhet e prioritet i kemi garat në Baku këtë vit dhe në Rio në vitin 2016”.

“Këto dy vite ishin vitet më të ndritshme për sportin shqiptarë, dy herë radhazi kemi fituar titullin në Kampionatin Botëror. Do të jetë e vështirë të përsëritet por puna jonë s’do të ndalet në asnjë moment për sukseset e reja”, deklaroi Kuka. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...