“Kujton se ke bërë karrierë në Amerikë?”, Bleona i kthehet ashpër fansit

PUBLIKUAR

Bleona Qereti është një ndër ato personazhe të njohur që nuk e ka aspak problem të reagojë ashpër ndaj çdo personi qe fyen atë ose punën e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare duket se është revoltuar me një ndjekës në ‘Twitter’. Djali në fjalë ka bërë një status, në të cilin shkruante se do të donte të kishte po aq vetëbesim sa Bleona që mendon se ka arritur diçka në Amerikë.

Sigurisht që një reagim ishte i pritshëm, ashtu siç vetëm Bleona di të përgjigjet. “Unë diçka kam arritur se kam 3 filma që dalin këtë vit dhe një këngë që aktualisht është numër 5 në ‘Billboard Dance’.

Ti ça ke bërë me jetën tënde? Apo ‘tweets’ nga ‘free WiFi’”, – ka shkruar Bleona. Këngëtarja shqiptare gjithmonë ka treguar se nuk i pret aspak mirë fjalët e atyre që vënë në dyshim punën e saj.

 

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...