Sergi Roberto, në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Romës në kuadër të turneut parasezonal, ka thënë se ai priste të ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares së Spanjës për Kupën e Botës.
Spanjolli ishte pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës sezonin e kaluar, të cilëve u ndihmoi të fitojnë titullin e La Ligës. Ai bëri 29 paraqitje, gjatë të cilëve ai i bëri 91% të pasimeve të sakta. Për shkak të këtyre performancave ai kishte pritur të ishte pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.
“Unë sinqerisht mendova se do të shkoja në Botëror, por trajneri vendosi të merrte lojtarë të tjerë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përpos ta shikoja turneun në televizion”, ka thënë 26-vjeçari.
Tani që është ndërruar trajneri, shpresoj të luaj mirë për Barcelonën, në mënyrë që të zgjidhem për ndeshjet e ardhshme”. /Gazeta Express/


