Prindërit në Oregon të Shteteve të Bashkuara, po kërkojnë të dënohet kujdestari, i cili e rrahu brutalisht fëmijën e tyre.
Merkell Hilaire e kishte rrahur djaloshin Jakob, në mënyrë të vrazhdë, duke i shkaktuar plagë dhe shenja të ndryshme, në kokë, fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trupit, përcjell Telegrafi.
Madje, prindërit e fëmijës, po pretendojnë se 27-vjeçari e ka qëlluar aq fortë, sa që ia ka lënë shenjat e shuplakës në fytyrë.
Policia e ka ndaluar dhe ka urdhëruar paraburgimin e Hilaire, i cili pasi kishte abuzuar me fëmijën, ka shkuar për të fjetur dhe e ka lënë të pambikëqyrur.
Derisa ai po qëndron në mbajtje, prindërit po kërkon dënim maksimal, si dhe t’i hiqet licenca për të qenë kujdestar fëmijësh. /Telegrafi/





