Kujdes në semafora, Policia e Kosovës konfiskoi mbi 7 mijë patentë shofer

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës një një përgjigje dhënë Gazetës Express ka bërë të ditur se në vitin 2021 gjithsejtë 7,485 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Sipas policisë, “ndalimi i drejtimit të  mjetit me veprim motorik, në rastet më të shpeshta bëhet për mosrespektim të  shenjave sinjalizuese në semafor-drita e kuqe, tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar apo tejkalimi në vende të ndaluara”, thuhet në përgjigjen e policisë për Express.

 

Kujtojmë se në vitin 2021 kanë ndodhur 99 aksidente fatale, teksa janë shqiptuar 483,477 gjoba të trafiku.

Ditë më parë Express raportoi se Policia e Kosovës ka thyer rekord sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik në muajin janar të këtij viti.

Në statistikat e policisë dhënë Gazetës Express, bëhet e ditur se në janar janë shqiptuar 46 mijë e 904 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Apo rreth 20 mijë gjoba më shumë sesa në janar të vitit 2021. Në total në janar të vitit 2021 ishin shqiptuar 27 mijë e 115 gjoba të trafikut.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...