Milani ka njoftuar se Juraj Kucka do të mungojë së paku një javë si pasojë e lëndimit.
Futbollisti sllovak u zëvendësua në ndeshjen kundër Udineses, ndërsa do të mungojë në sfidën ndaj ish-klubit të tij, Genoa.
“AC Milan njofton se Juraj Kucka ka pësuar një lëndim në muskujt e pasmë të këmbës së majtë”.
“Gjendja e tij do të riekzaminohet brenda 7-10 ditësh. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një shqyrtim mjekësor i M’Baye Niang”.
“Giacomo Bonaventura po vazhdon me trajtimin e tij pas lëndimit në ijën e djathtë”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Rossonerët. /Telegrafi/


