Kuçi: Mandati i ri i EULEX-it me kompetenca të tjera

PUBLIKUAR

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane ku ka thënë se është ndërtuar infrastrukturë ligjore, kryesisht në fushën penale.

Ai duke folur për mandatin e EULEX-it në Kosovë ka thënë se vazhdimi i këtij misioni ka ardhur pas shumë negociatave.

“Kemi bërë tri negociata, janë zhvilluar edhe me përfaqësues të EULEX-it, Ambasadës Amerikane e OSBE ku kanë qenë të përfshira institucionet më të larta. Pas negociatave kemi ardhur në përfundim që mandati i EULEX-it duhet të vazhdohet edhe për dy vjet”.

Sipas tij, mandati i ri i këtij misioni në Kosovë ka kompetenca të tjera, njofton Klan Kosova.

“Mandati i ri ka kompetenca të tjera, rastet në zhvillim do të mbesin në kompetencë të EULEX-it ndërsa rastet e reja do t’i marrin në koordinim me Këshillin Gjyqësor e Këshillin Prokurorial, prokurorin e shtetit”.

Kuçi gjithashtu ka thënë se sa i përket kornizës ligjore për luftën kundër korrups është nxjerrë ligji për mbrojtje të informatorëve.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...