Kuçi: Lufta kundër korrupsionit të bëhet vetëdije nacionale

PUBLIKUAR

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë vetëdije nacionale për qytetarët e Kosovës e jo të vijë si shtytje nga të tjerët, ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili po merr pjesë në një panel diskutimi për luftën kundër korrupsionit të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Kuçi tha se të gjithë duhet të jenë të bindur se “shumica e njerëzve që e përbëjnë drejtësinë dhe merren me drejtësi janë njerëz që e duan shtetin”, njofton Klan Kosova.

Ministri ka shtuar se sa herë që ka raste korruptive ato duhet të adresohen, por adresimi duhet të jetë i saktë dhe jo të gjeneralizohen gjërat, sepse kjo do të dëmtonte dhe punën e mirë që është duke u bërë.

“Për luftimin e korrupsionit është shumë i rëndësishëm ambienti shoqëror, qytetarët dhe shoqëria civile. Por normalisht puna e parë është vullneti i fortë politik, vullnet ky që duhet ta kenë si Qeveria, ashtu edhe partitë politike”, tha Kuçi.

Ministri megjithatë tha se nëse shikohet gjendja e përgjithshme është bërë për admirim, dhe në legjislativ kanë bërë punë shumë të mirë.

“Ka qenë vullneti ynë për këto punë, por edhe i ambasadave mike dhe ndërkombëtarëve”.

“Unë gjithmonë kërkoj ligje me standarde evropiane, por funksionale për Kosovën”.

“Kodi penal dhe i procedurës penale janë shumë të mira. Ndërsa struktura institucionale është e mjaftueshme në Kosovë”.

Kuçi ka përmendur edhe mediat si një faktor kyç në luftën kudër korrupsionit. Ministri tha se ekziston një klimë e mirë në këtë drejtim, madje sipas tij nganjëherë edhe teprohet.

SHIKO MË SHUMË

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...