Kuçi, kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...
ku-ccedil-i-kandidat-i-pdk-s-euml-p-euml-r-kryeparalamentar_hd
Njëri nga njerëzit më të afërm dhe më të besueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi është i kandidati i PDK-së për postin e kryeparlamentarit.

Ndonëse ende ka paqartësi për atë se kush do ta marrë postin e kryeparlamentarit, PDK apo koalicioni LDK- AAK- Nisma që e ka shumicën në Kuvend, burime nga PDK-ja kanë thënë se partia e Hashim Thaçit, tashmë është përcaktuar për emrin e saj për kryeparlamentar.

 

“Hajredin Kuçi është emri i partisë për postin e kryetarit të Kuvendit. Ne jemi të bindur se posti i kryeparlamentarit na takon neve”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Edhe Hajredin Kuçi para disa ditësh kishte thënë se PDK-së si partia fituese e zgjedhjeve i takon posti i kryeparlamentarit. Madje, ai kishte thënë se pikërisht posti i të parit të Kuvendit do të jetë ai ku do të thuhen shtizat ndërmjet PDK-së e koalicionit LDK- AAK- Nisma. Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se ka ambicie për këtë post.

Ndërkohë, në anën tjetër partitë që e kanë formuar koalicionin, LDK- AAK- Nisma poashtu janë të bindura se atyre do t’u takoj posti i kryeparlamentarit. Këto parti thirren në argumentin se posti i kryeparlamentarit i takon grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast është koalicioni LDK- AAK- Nisma me 47 deputetë.

Ndërkohë, zyrtarë nga Brukseli kanë thënë se kush i ka numrat e bënë qeverinë në Kosovë. Pra, sipas tyre në rast se dështon Thaçi ta formoj qeverinë, si mandatari i parë që i ka 15 ditë kohë, atëherë qeverinë do ta bëjë kushdo që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast i bie koalicioni LDK- AAK- Nisma.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, PDK kishte dalë partia e parë me 30 për qind, e pasuar nga LDK me 25 për qind, VV 13 për qind, AAK 9 për qind dhe Nisma për Kosovën me 5 për qind.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, LDK- AAK- Nisma lidhën një marrëveshje për bashkëqeverisje, që mori mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë kështu PDK-në pa asnjë partner shqiptar për bashkëqeverisje.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e kishte dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së Kosovës. Gjykata Kushtetuese kishte dalë me vendim se partisë së parë i takon së pari ta bëjë qeverinë, e në rast se këtë nuk arrin ta bëjë, atëherë presidentja e nominon një kandidat tjetër, i cili i ka 10 ditë kohë ta formoj qeverinë. /Gazeta Blic

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...