Kuçi: E drejta pronësore, shtyllë e sundimit të ligjit

PUBLIKUAR

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID me rastin e lansimit të fushatës kombëtare për të përkrahur të drejtat pronësore të grave në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kuçi theksoi se e drejta pronësore është shtyllë e sundimit të ligjit dhe faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të një vendi, rregullimi i së cilës është çështje e ndjeshme që prek secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Ai tha se promovimi i barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore e njeriut është vetëm fillimi për ta ndryshuar qasjen patriarkale në trashëgimi.

Duke folur për rolin dhe rëndësinë e gruas në familje, Kuci tha se ka ardhur koha që t’i fuqizojmë ato për të mirën e mirëqenies sonë marrë parasysh faktin se drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona, transmeton Klan Kosova..

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....