Ku mbeti Demarkacioni?

PUBLIKUAR

Qeveria ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës, ndërsa nuk i ka siguruar votat e deputetëve në Kuvend për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Vlerësohet se emërimi i këtij Komisioni është vetëm një tentim për “zgjatjen” e jetës së ekzekutivit

Emërimi i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, i cili po kundërshtohet edhe nga vetë deputetët e koalicionit qeverisës, vlerësohet si një tentativë për zgjatjen e “jetës” së Qeverisë, pasi që partnerët e koalicionit nuk i kanë votat në Kuvend për ta miratuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës pas pretendimeve të opozitës se me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi vendi humb rreth 9000 hektarë tokë, Komision i cili udhëhiqet nga kryeakademiku Hivzi Islami.

Islami ka insistuar se me Marrëveshjen për Demarkacionin Kosova nuk humb tokë, përderisa deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili e kishte kundërshtuar marrëveshjen, e kishte quajtur imbecil.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Demarkacionit do të dërgohet në Kuvend atëherë kur koalicioni do t’i ketë votat.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...