Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Lipjan ndihmon 60 familje skamnore

PUBLIKUAR

10678781_579723438820365_830400366027650768_n

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Lipjan, sot ka ndihmuar më shumë se 60 familjeve skamnore në komunën e Lipjanit.

Fatime Bërbatovci, përgjegjëse në Kryqin e Kuq, Dega në Lipjan , tha se me rastin e festës së Kurban Bajrami, janë shpërndarë 1500 kg miell dhe janë ndihmuar 60 familje me asistencë sociale.

Bërbatovci, ka falënderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin, që po i përkrah në vazhdimësi aktivitetet e Kryqit të Kuq. Të njëjtën kohë ajo ka falënderuar edhe fabrikën e miellit në Xerxë, dhe fabrikën për përpunimin e qumështit “ ALGIDA” që iu bashkuan aksionit në fjalë. Njofton Komuna e Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...