Kryeziu ironizon me Mustafën: Korrupsionin po e lufton ai që ka 72 dosje në Prokurori

PUBLIKUAR

Njëri prej ish-udhëheqësve të LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka thënë se do ta luftojë korrupsionin. Këtë deklaratë shefi i Qeverisë e ka thënë para Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

Eqrem Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar ka treguar një dialog të fqinjëve të tij rreth zotimit të Kryeministrit për të luftuar korrupsionin.

Postimi i plotë i Kryeziut:

“Absurdi me “A” të madhe

– Kush qenka ky burrë shteti që i premton Mikut të Madh të Kosovës se do ta luftojë korrupsionin? – e pyeti një i huaj një fqinjin tim.

– Është personazhi i 72 dosjeve për korrupsion, – u përgjigj fqinji dhe vazhdoi të rrufiste qetë-qetë kafenë e përditshme.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...