Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ngushëllon familjen Hoti

PUBLIKUAR

Afërdita Bytyçi, njëherit kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka ngushëlluar familjen Hoti me rastin e vdekjes së gjykatësit të njohur Shashivar Hoti.

Postimi i plotë:

“E nderuara familje Hoti, Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti.Me lejoni që në emrin tim si kryetare e gjykatës dhe në emër të gjithë stafit të Gjykatës Themelore të Prishtinës të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e gjyqtarit Hoti. Gjyqtari Shashivar ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtarin Hoti!”, është shprehur ajo.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...