E nderuar familje Ratkoceri,
Më lejoni që në emër tim dhe në emër të institucioneve të komunës të ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të veprimtarit, mësuesit, profesorit, historianit dhe atdhetarit, Gani Demiri Ratkoceri, që ishte edhe Qytetarë nderi i komunës së Lipjanit
Jam i pikëlluar thellë që nga ne u nda atëdhetari i dalluar i çështjes kombëtare, familja Ratkoceri humbi më të dashurin e tyre, kurse Lipjani humbi njeriun i cili nga viti 2018 ka bartur titullin “Qytetarë nderi”, i Komunës së Lipjanit.
Andaj, bashkëndjejmë dhëmbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën Gani Demir Ratkoceri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij. Ngushëllime!


