Kryetari KBI-Lipjan uron qytetarët lipjanas me rastin e 12 Qershorit

PUBLIKUAR

Kryetari i KBI-Lipjan, Zaim Baftiu ka uruar qytetarët lipjanas me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Lipjanit.

Urimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra!

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Lipjanit, Ditës së Dëshmorëve, dhe 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ju uroj në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, njëherit jemi falënderues ndaj Krijuesit tonë i cili na mundësoi që pas shumë përpjekjeve shekullore të shumë brezave, e me kurorëzimin e veprës së Dëshmorëve të përjetojmë lirinë.
Zoti i madhëruar thotë në Kur’an: “ Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut” (En-Nahl, 53)
Zoti i shpërbleftë të gjithë kontribuesit e lirisë, dhe të gjitha Shtetet mike që ndihmuan vendin tonë.
Sa bukur na kanë mësuar të parët tanë kur kanë thënë: “Atdheu është kutia, feja është xhevahiri / Rron në kutit brenda e ruhet floriri. Për të mbrojtur nderin na duhet kutija. Po s’pate kutinë shkon feja, inxhija.” (Hfz. Ali Korça).

Andaj, në këto ditë feste dhe përkujtimi për ne, dëshiroj t’ju porosis që të jemi shumë vigjilentë dhe të vendosim njëherë e përgjithmonë, që të përkrahim unitetin, bashkimin dhe dashurinë midis nesh. Të duam Fenë e Atdheun tone, ngase këtë e kemi porosi hyjnore.
Hfz. Ali Korça thoshte: “Nuk e di me ç’mendje thonë: Kush s’ka fe e do Atdhenë. Duhet të mendohen pak, Fe, Atdhe janë binjakë”.
E lus Zotin e madhëruar që ti kthehemi gjendjes normale pas Pandemisë Covid 19, njëherit ju ftojmë që ti respektojmë të gjitha rekomandimet nga IKSHPK-së, Ministria Shëndetësisë dhe Komuna Jonë.

Zoti e ruajt dhe e ndihmoftë popullin dhe vendin tonë!
Mr.Zaim Baftiu, Kryetar i KBI Lipjan

Image may contain: text
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...