Kryetari KBI-Lipjan “Të thirrësh ezanin dhe të falësh vetëm në Xhami është momenti më i vështirë”

PUBLIKUAR

Kryetari i KBI-së në Lipjan, Zaim Baftiur përmes facebook-ut ka shkruar se të thirrêsh ezanin dhe të falësh vetëm në Xhami është momenti më i vështirë.

“Të thirrêsh ezanin dhe të falësh vetëm në Xhami është momenti më i vështirë për mua e për ju xhemat i Kraishtës.
Kjo sprovë po na ndan përkohësisht nga momenti i safave dhe nga atmosfera vëllazërore në Xhami. Besimi dhe virtytet e juaja ishin shpresë dhe energji ditore për mua. Do të lutem për ju që çdo Namaz të vetëm, Krijuesi tua shpërblejë me nijetin e Xhamisë. Zoti na ndihmoftë që të kalojmë këtë sprovë.
Zoti e ruajt popullin tonë”, ka shkruar Baftiu.

Por, edhe Hoxhë Skender Mehmeti ka thënë se qenka e vështirë dhe e merzitshme me e thirrë ezanin në Xhami dhe e me fal vetum pa xhemat.

Postimi i plotë:

Subhanallah!
Qenka e vështirë dhe e merzitshme me e thirre ezanin ne Xhami dhe e me fal vetum pa xhemat. Kjo ndodhi tani, Zot bane hajr!
Skender Mehmeti

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...