Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i shoqëruar nga kryetar tjerë të komunave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të organizatës gjermane GIZ, po qëndrojnë në Zagreb të Kroacisë në një vizitë studimore për “Menaxhimin e mbeturinave – përvojat nga Kroacia”.
Kjo vizitë studimore do të zhvillohet nga data 4 tetor deri më 7 tetor 2016, ndërsa gjatë qëndrimit janë planifikuar vizita të ndryshme, takime me kryetarë të Komunave të Zapreshiqit dhe Brdovecit, diskutime lidhur me garën e mjedisit, takim me Bordin Menaxhues të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kroacisë etj.
Kryetari Ismajli vizitë studimore në Kroaci
PUBLIKUAR


