Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, uron të gjithë besimtarët Musliman për festën e Kurban Bajramit, duke i’u dëshiruar shëndet, solidaritet dhe paqe të vazhdueshme.

Urimi i Kryetarit Ahmeti:

Të nderuar qytetarë të besimit Islam kudo që ndodheni, në emër të institucionit të Komunës së Lipjanit dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit.
Uroj që në këtë ditë feste, në këtë ditë të sacrifices të forcohen lidhjet familjare dhe të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet ndërnjerëzore le të dominojë fuqishëm zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria.
Po ashtu, lusim Zotin e Plotfuqishëm, t’ua ketë pranuar haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjt në Qabe.
Uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria për një jetë më të lumtur dhe të begatshme!
Ndërsa neve na mbetet që të punojmë çdo ditë e më shumë dhe të përkushtohemi për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.

Gëzuar Kurban Bajramin!
Kryetari i Komunës së Lipjanit
Imri Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...