Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me rastin e festës së Fundvitit ka uruar të gjithë qytetarët

Urimi i plotë:

Të dashur qytetar

Me rastin e festes së ndërrimit të moteve e ndjejë thellësisht obligimin tim falënderues për punën, angazhimin dhe përkrahjen tuaj gjatë vitit që po kalon. Ndonëse shume punë, angazhime dhe sfida ne u përkushtuam fort, e me dinamikë dhe korrektësi të realizojmë shumë punë gjatë vitit që po e lëmë pas. Është shënuar progres, por kemi akoma shumë punë për të bërë.

Para nesh janë shumë sfida dhe punë të cilat mundemi shumë më shumë ti realizojmë dhe avancojmë se sa në vitin që po e kalojmë. Është e mundur, e kemi për detyrë të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë për familjet tona, për Komunën tonë, për vendin tonë.

Le të vazhdojmë bashkë me punë të bëjmë më të mirën e mundur për vendin tonë. Me vullnet e përkushtim mundemi bashkë të kalojmë sfidat.

Të dashur qytetar
Le të lutemi që Viti Ri të sjell fat e mbarsi ne familjet tuaja e në vendin tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2020!

I juaji,
Imri AHMETI

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...