Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti për ndër të 12 Qershorit ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, uron të gjithë qytetarët lipjanas, duke thënë se po shënojmë Ditën e Çlirimit të Komunës sonë, të vendit tonë, ditë e madhe e jona e shqiptarëve kudo që janë, shënon kurorëzimin e përpjekjeve, organizimeve shekullore-popullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave e në vetëflijim të brezave deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në urim.
Për shkaqe të pandemisë COVID-19, dhe pas rastit të fundit të shfaqur në Lipjan, për të treguar kujdesje ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vetës sonë, Komuna e Lipjanit, Kryetari Imri Ahmeti ka vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapa të mbahen me 12 Qershor, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, kështu duke respektuar rekomandimet e nevojshme.
Kryetari Ahmeti po ashtu bënë thirrje tek të gjithë qytetarët se edhe pas lirimit të masave nga Ministria Shëndetësisë, të vazhdohet me kujdesje të veçantë, të zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së, dhe autoriteteve komunale.
Komuna e Lipjanit po ashtu së bashku me Policinë e Kosovës, Inspektoratin sanitarë po bëjnë monitorimin e situatës së krijuar pas rastit të fundit të infektuar me Covid-19.
Për nderë të kësaj dite do të mbahen disa aktivitete që nuk rrezikojnë kontakte me shumë persona, ndër to homazhe dhe nderime në shenjë respekti.
Agjenda :
Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 11:00
Vendi: Sheshi i qytetit, homazhe pranë shtatores se Adem Jasharit
Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 12:00
Vendi: Zyra e Kryetarit, Ceremonia e shpalljes së Halil Kastratit “Qytetar Nderi i Komunës se Lipjanit”.
Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 13:00
Vendi: Homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit.



