Kryetari Imri Ahmeti uron për Fitër Bajram

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit.

Urimi i plotë:

Urime Festa e Fitër Bajramit!

Në një kohë të pazakontë, kohë pandemie, të gjithë besimtarët islam në të gjithë botën nesër festojmë festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë madhështore për besimtarët islam vjen pas muajit të Ramazanit, muajit të shenjtë të paqës, solidaritetit, adhurimit, e dashurisë vëllazërore.

Në emer timin dhe në emër të Institicioneve të Komunës, uroj që kjo festë të sjelli harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo festë si moment i reflektimeve tona për respekt e mirëkuptim të njëri-tjetrit, toleranc e humanizëm mes nesh, vizion e përkushtime të përbashkët në vlerat e veçanta kombëtare e shtetrore.

Të dashur qytetarë,
Kjo fest në kohë pandemie duhet t’na shërbej akoma për kujdesin tonë në shëndetin dhe sjelljen tonë për të mirën e përbashkët, për të tejkaluar edhe betejen me Covid-19.

Andaj të festojmë e urojmë me kujdes duke përkujdesur për shëndetin e të gjithëve.

Urime edhe për shumë vite të tjera Fitër Bajrami!

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...