Kryetari Imri Ahmeti uron Ditën e Flamurit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar qytetarët me rastin e ditës së Flamurit.

Ai po ashtu ka thënë se kjo festë kombëtare në Lipjan do të shenjohet me inaugurimin e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari

Urimi plotë nga Ahmeti:

Të dashur miq, Në prag të festës së 28 Nëntorit, uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe më gjerë Ditën e Flamurit, datë që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo festë kombëtare në Lipjan do të shenjohet me inaugurimin e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ju ftojmë në këtë event në sheshin Adem Jashari, në ora 12:00.Nëntori, muaji që simbolizon unitet për popullin shqiptarë kudo ku jetojnë e veprojnë! Festë kjo që duhet të na bashkojë përherë jo vetëm për të uruar, por për të marrë përgjegjësinë për të shënuar progres në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë.Ju Mirëpresim!

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...