Kryetari Imri Ahmeti themelon komision AD-HOC për parandalimin COVID- 19

PUBLIKUAR

Komuna  Lipjanit ka njoftuar se Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka themeluar komision AD-HOC për parandalimin COVID- 19 (Coronavirus) i cili komision është mobilizuar me qëllim të paranadlimit të kësaj pandemie në territorin e Komunës së Lipjanit.

Komisioni është ngritur me qëllim të shtoj vigjilencën kundrjet kësaj pandemije e cila ka përfshirë tërë botën edhe pse në vendin tonë nuk është përfshirë ende asnjë rast.

Në këtë takim është theksuar se Komuna e Lipjanit shumë shpejt do të fillojë dezifektimi, dezisektimi, deratizimi i të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore dhe të gjitha instutucioneve publike si mas preventive ndaj virusit.

Po ashtu nga Drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan është bërë e ditur se tashmë janë në gjendje gadishmërie në rast të paraqitjës së ndojnë rasti me këtë virus.

Ky komision ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

#PApanik #Pormemasa #Preventive

Image may contain: 5 people, people sitting
Image may contain: 8 people, people sitting and indoor, text that says 'KOMUNA E LIPJANIT'

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...