Kryetari Imri Ahmeti pret në takim Paul Hickey, Përfaqësues Regjional për Ballkanin përendimor.

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Paul Hickey, Përfaqësues Regjional për Ballkanin Përendimor.

Kryetari Ahmeti dhe Hickey diskutuan për mobilitetin urban në qytetin e Lipjanit, më veçanarisht për nevojat që ka Komuna e Lipjanit për investime nga Banka Botërore.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti e falenderoi Përfaqësues Regjional për Ballkanin Përendimor Paul Hickey për vizitën që ka bërë në Lipjan, duke thënë se çdo mbështetje që vjen nga Banka Botërore është e mirëseardhur për qytetarët lipjanas.

Kryetari Ahmeti po ashtu numroi disa nga projekte më të rëndësishme për Komunën e Lipjanit dhe mundësin e investimit në këto projekte, e që Banka Botërore mund të ndihmoj Komunën e Lipjanit për financimin e këtyre projekteve.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...