Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familje e Dulla nga Komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Dr.Sylejman Dulla.
Postimi i plotë nga Komuna e Lipjanit:
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Dr. Sylejman Dulla
E nderuar Familje Dulla,
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve shpreh ngushëllime familjes Dulla nga Komuna e Lipjanit me rastin e ndarjes nga jeta të profesionistit shëndetësorë Dr.Sylejman Dulla.
“I tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta e Dr. Dullës, njëkohësisht i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Dulla, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor dhe qytetarëve lipjanas, do ta kujtojtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë.”, është shprehur Kryetari Imri Ahmeti në këtë telegram ngushëllimi.


