Kryetari Imri Ahmeti kujton dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, kryetari Imri Ahmeti përmes një postimi ka shprehur nderime të vecanta për sakrificen e tyre, duke theksuar se gjaku dhe sakrifica e dëshmorëve janë motiv për
për të punuar për të mirën e vendit tonë.
Edhe në këtë kohë pandemie kujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit
Në këtë përvjetor tpazakontë të rënjes së martirëve dhe dëshmorëve të fshatit Sllovi, Ribari Vogël, Hallaq i Vogël dhe në të gjithë Komunën tonë.
Ndajmë respektin për sakrificën dhe gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, me betim të motivueshëm, për të punuar për të mirën e vendit tonë- komunës sonë.”, është shprehur ai.
Ndër të tjerash Ahmeti ka cituar se duke pas parasysh gjendjen aktuale të vendit në këtë kohë pandemie, kujtimi për dëshmorët t’na shërbej besim për përkushtim të punës :
“Ky përvjetorë vendin tonë e gjenë në rrethana të vështira prandaj kujtimi për dëshmorët t’na shërbej besim e motivim për përkushtim të punës me përgjegjësi për të respekuar idealet dhe synimet e gjithë dëshmorve dhe martirëve.Lavdi dëshmorëve dhe martirëve tanë! Zoti e bekoftë vendin tonë të shtrenjtë!”

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...