Kryetari Imri Ahmeti ka pranuar projektet nga Banka Botërore për renovimin e 7 ndërtesave në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunë së Lipjanit Imri Ahmeti në një takim me ekipin e projektit të Bankës Botërore të udhëhequr nga Lumnije Gashi Shabani, sot në zyrën e tij ka pranuar projektet për renovimin e 7 ndërtesave të përzgjedhura në kuadër të fazës së dytë të projektit të Bankës Botërore dhe Agjencionit të Kosovës për Efiçiencë të energjisë i quajtur “ krijimi i shoqatave të banorëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”.
Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar Bankën Botërore dhe Agjencionin për Efiçiencë të energjisë që kanë mundësuar realizimin e këtyre proejkteve.

“Puna e juaj është një vlerë e madhe sepse po krijon një mundësi të gjetjes së burimeve të financimit dhe unë zotohem se do të bëj çmos për gjetjen e donatorëve për implementimin edhe të këtyre projekteve”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti duke shtuar se me shumë kënaqësi e them se Komuna e Lipjanit është duke u bërë komunë lidere në renovimin e ndërtesave me qëllim të përmirësimit e efiçiencës dhe energjisë në to.

Ndërsa, përfaqesuesit e projektit nga Banka Botërore kanë falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për gadishmërinë dhe bashkëpunimin për të realizuar këtë projekt dhe falë këtij bashkëpunimi Komuna e Lipjanit është Komuna që ka përfituar më së shumti me 7 projekte të realizuara.
Komuna e Lipjanit po ashtu ka qenë përfituese edhe e fazës së parë të këtij projekti dhe ka filluar me zbatimin e masave Efiçiente dhe energjisë në ndërtesat përfituese nga faza e parë.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...