Kryetari Imri Ahmeti ju adresohet qyetarëve, falënderon mjekët, policin, donatorët, Kryqin e Kuq dhe KBI-në

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti është adresuar qytetarëve dhe ka falenderuar donatorët që po ndihmojnë në Lipjan.
“Dua të falënderoj gjithë Këshillëtarët e Kuvendit Komonal për mbështetjen e propozimit për ndarjen e 50 mijë euro për ndihmë familjeve në nevojë. Me këtë rast unë ftojë këshillat e fshatrave në çdo lokalitet të ndertojnë listat e familjeve në nevojë me kujdes të shtuar në mirëmenagjimin e këtyre ndihmave që vërtetë të dedikohen saktësishtë atu ku ka nevojë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Kryetari Imri Ahmeti ju adresohet qyetarëve:
 
Të dashur qytetarë,
 
Komisioni për menagjimin e situates me COVID-19 në Lipjan është në zbatim aktiv të të gjitha masave dhe në komunikim të vazhdueshmë me qytetarë dhe institucionet relevante për menaxhimin e situates.
 
Me këtë rast ne falenderojmë gjithë qytetarët për mbështetje dhe disiplinë të veçantë udhëzimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e në veçanti jemi mirënjohës stafit mjekësor, mjekëve, infermierëve, policisë, shërbimeve tjera emergjente që kanë barrën më të madhe në menaxhim gjatë kësaj beteje me Covid-19.
 
Padyshim solidariteti në shoqërin tonë është vlerë e jashtëzakonshme dhe edhe me këtë rast do të falënderoj kompanitë Devolli, Buçaj, Elkos-Grup, Viva Fresh, Word Vision, Këshillin e Bashëksisë Islame-Lipjan dhe gjithë donatorët tjerë që këto kohëra po ndihmojnë familjet në nevojë.
 
Në veçanti u jemi mirënjohes vullnetarëve të Kryqit Kuq në Lipjan që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në koordinimin dhe distribuimin e donacioneve në të mira ushqimore e materiale për familjet në nevojë.
 
Me këtë rast dua të falënderoj gjithë Këshillëtarët e Kuvendit Komonal për mbështetjen e propozimit për ndarjen e 50 mijë euro për ndihmë familjeve në nevojë. Me këtë rast unë ftojë këshillat e fshatrave në çdo lokalitet të ndertojnë listat e familjeve në nevojë me kujdes të shtuar në mirëmenagjimin e këtyre ndihmave që vërtetë të dedikohen saktësishtë atu ku ka nevojë.
 
Këshillat e fshatrave në komunikim me kryqin e kuq dhe zyrtarët komunal do jenë përgjegjës për distribuimin e ndihmave në lokalitetet e tyre.
 
Me qëllim të mosdyfishimit dhe koordinimit sa më të mirë të ndihmave në kemi besuar që përmes kryqit kuq në Lipjan të ofrohen çdo lloj donacioni dhe ndihme tjeter nga cili do donator që shpreh gatishmerinë të ndihmoj sepse kështu do të koordinoheshin më mirë në bashëkpunim edhe me këshillat e fshatrave.
 
Ne ftojmë gjithë zyrtarët, vullnetarët e donatorët që këto ndihma ti adresojnë saktë tek ata që kanë nevojë dhe gjithashtu ftojmë të mos publikojmë foto, as reklama sepse familjet kanë nevojë për ndihma e jo për ekspozim e publikime të fotografive.
Me besim në zot e me përkushtim të përbashkët do të ia dalim #PaPanik por me #Kujdes.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...