Kryetari Imri Ahmeti: Gjendja me COVID-19 në komunën tonë është serioze me trend të rritjes

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti është adresuar qytetaëve përmes facebook-ut pas rasteve të fundit me Covid-19 në Lipjan.

Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, thotë Ahmeti.

Kretari Ahmeti po ashtu ka shkruar se gjendja me COVID-19 në komunën tonë është serioze me trend të rritjes

Positmi plotë:

Të dashur qytetarë,
Gjendja me COVID-19 në komunën tonë është serioze me trend të rritjes. Javën e fundit kemi shumë qytetar të identifikuar me COVID-19 si pasojë e moskujdesit të të gjithëve.
Kërkohët shumë më teper kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHP, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojm të gjithë.
Ne ju lutemi me mirëkuptim të marrim seriozishtë se Virusi ekziston dhe merrë jeta të njerzëve.
Mos e nënqmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushllime familjarve që humbin më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19.
#Ruajeveten
#Bartemaskën
#Mbajedistancen.

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...