Kryetari i Lipjanit reagon pas akuzave se ia rregulloi dhëmbët bukuroshes shqiptare

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka reaguar pas publikimit të lajmit se ndaj kryetarit Imri Ahmeti sot është deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Por, sipas degës së PDK’së, udhëtimi i saj ka dështuar dhe mjetet financiare ajo i ka përdorur për rregullimin e dhëmbëve.

Komuna e Lipjanit, që aktualisht udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lëshuar një komunikatë, për të dhënë versionin e saj për rastin.

“Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Lipjanit, pas kërkesës së znj., Kaltrina Neziri, ish-Miss Kosova për vitin 2014-të, të bërë me 23.10.2014 përmes e-mail-it për ndihmë financiare për udhëtim në Filipine si përfaqësuese e Kosovës në Miss Earth, iu ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj për të udhëtuar në Filipine, ku Kaltrina ka prezantuar Kosovën në Miss Earth, duke qenë se Kaltrina Neziri është qytetare e Lipjanit”, thuhet në reagim.

“Ne, me qëllim që t’i ndihmojmë sadopak në mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, sipas kërkesës së saj, i kemi ndihmuar me 800€ nga buxheti i Drejtoratit të Kulturës. Pastaj, çështja e shpenzimit të këtyre mjeteve është çështje e personit në fjalë”, thekson reagimi i Komunës së Lipjanit.

“Për ne si Drejtorat ka qenë e papranueshme të grumbullohen mjete në bizneset e Lipjanit për t’i hequr shpenzimet e udhëtimit të Kaltrinës, kësisoji Drejtorati e ka parë të arsyeshme që një qytetare që do ta përfaqësonte vendin tonë në Filipine, t’i ndihmohet sadopak me heqjen e shpenzimeve konform rregullativës komunale për subvencione”, thuhet në komunikatë.

“Le të kthehemi pak vite mbrapa dhe do ta shohim se çka kanë bërë ata me mjetet e taksapaguesve. Ata që po lansojnë këso gënjeshtra në kohë fushate kanë vetëm këtë qëllim: të hedhin pluhur mbi të kaluarën e tyre kriminale e zhvatëse, por, tanimë publiku lipjanas nuk iu beson këtyre hajnave që për vite të tëra kanë zhvatur këtë shoqëri”, përfundon komunikata.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...